Ministri i Drejtësisë takohet me drejtuesin e SPAK: Pavarësia e gjyqësorit dhe mbështetja e Reformës në Drejtësi, prioritet absolut - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 22/09/2025

Ministri i Drejtësisë takohet me drejtuesin e SPAK: Pavarësia e gjyqësorit dhe mbështetja e Reformës në Drejtësi, prioritet absolut

 

Ministri i Drejtësisë, z.Besfort Lamallari, priti në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani.

Gjatë diskutimit ministri ndau me kreun e SPAK prioritetet e dikasterit që ai drejton në kuadër të programit qeverisës 2025-2029.

“Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane”, ka thënë ministri mes të tjerash në takim.

“Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani. Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane. Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!”, thotë Ministri i Drejtësisë në një deklaratë të shkurtër pas takimit me drejtuesin e SPAK.