Ministri Lamallari në homazhet për gjyqtarin Kalaja: Kontributi i tij frymëzim për ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 08/10/2025

Ministri Lamallari në homazhet për gjyqtarin Kalaja: Kontributi i tij frymëzim për ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, ka marrë pjesë sot në homazhet për nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit.

 

Z.Lamallari ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, si dhe ka lënë një shënim në librin e kujtimeve.

 

 

“Lamtumirë njeriut të ligjit, shërbëtorit të drejtësisë e profesionistit të spikatur, Astrit Kalaja. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës. Ngushëllime për familjen, kolegët, trupën gjyqësore dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Astritin. Prehu në paqe mik i dashur!”, shprehet ministri Lamallari.