Ministria e Drejtësisë hap dyert për 22 praktikantë ekselentë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 01/09/2023

Ministria e Drejtësisë hap dyert për 22 praktikantë ekselentë

Ministria e Drejtësisë hap dyert për 22 praktikantë ekselentë.
Sot, Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja i ka uruar mirëseardhjen 22 studentëve të ekselencës për praktikat e punës. Kjo është thirrja e 8 që Ministria e Drejtësisë ka shpallur si pjesë e programit vjetor të punës.
Përgjatë takimit, praktikantët e rinj u njohën me organizimin e Ministrisë, strukturave të varësisë, proceseve të punës, drejtoritë e ndryshme.
Gjatë fjalës së tij Ministri Manja u shprehu mirënjohje praktikantëve të rinj dhe i përgëzoi që kanë zgjedhur të jenë e sistemit të drejtësisë.
“Sekretari i Përgjithshëm ju ka treguar që këtu ka shumë procese pune, kemi shumë drejtori dhe shumë institucione varësie. Ky është një rrugëtim ri për ju. Besoj është privilegj për çdo student, që nga bankat e shkollës, të bëhet pjesë e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare. Nga ana tjetër, për ne është kënaqësi që kemi krijuar një klimë pozitive, ku ju mund të gjeni veten dhe të ndërtoni karrierat tuaj. Unë ju falenderoj për energjinë tuaj që I jep freski Ministrisë së Drejtësisë”.
Ministri Manja i prezantoi me mentalitetin e punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe me mundësitë që ofrohen për të rinjtë.
“Ne kemi pasur dhe thirrje të tjera dhe një pjesë e të rinjve që janë përthithuar nga këto thirrje sot janë pjesë e administratës së Ministrisë së Drejtësisë. Këtu kemi një kombinim brezash, kemi nga ata që kanë mbi 20 vite që kontribuojnë dhe nga anatë rinj e të reja që i bashkohen herë pas here. Puna e gjithsecilit është e rëndësishme. Ne këtu funksionojmë si një skuadër, jemi të gjithë bashkë për një qëllim, për të çuar përpara drejtësinë dhe ju keni mundësinë të jeni pjesë e këtij procesi dhe të jepni kontributin tuaj të vyer. Duhet dëshirë, vullnet, përkushtim dhe punë nga të gjithë ju”.