Njoftim për personat e interesuar për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit  të pasurive të paluajtshme - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 19/01/2026

Njoftim për personat e interesuar për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit  të pasurive të paluajtshme

Njoftojmë të gjithë personat e interesuar për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit  të pasurive të paluajtshme, që në bazë të ligjit nr. 9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe Urdhrin Nr. 187, datë 04.05.2022 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme mbi paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”, sipas pikës 3 dhe 4 të të cilit përcaktohet se:

 3. Thirrja për shprehje interesi hapet të paktën 4 herë në vit dhe publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe          qëndron e hapur për një periudhë prej 15 ditësh nga data e publikimit.

4. Kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme paraqet shprehjen e interesit dhe dokumentacionin shoqërues brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit të publikimit të përcaktuar në pikën 3 të këtij urdhri.

Aplikimet do të pranohen dhe trajtohen vetëm sipas shpalljes së shprehjes së interesit për kandidatët që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, e cila do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë si dhe në Qendrën e Botimeve Zyrtare.

Për sa më sipër vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.