Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 823, datë 24.12.2021 dhe pasqyron fazën e dytë të Reformës në Drejtësi duke synuar gjatë periudhës së kohështrirjes, konsolidimin e kuadrit institucional, zbatimin e politikave moderne evropiane në drejtësinë penale, përmirësimin e infrastrukturës së sistemit të drejtësisë dhe mundësi të reja për teknologjinë e informacionit, përfshi zgjidhje inovative elektronike, që mbështesin një rritje thelbësore të efikasitetit dhe transparencës në sistemin e drejtësisë.

Lidhur me zbatimin e kësaj strategjie, Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e institucionit udhëheqës monitoron zbatimit e masa/aktiviteteve nga institucionet bashkëzbatuese.