|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 88
|
Statusi: Konsultim i hapur
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 37, datë 30.03.2017 "Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur", ka për qëllim harmonizimin e legjislacionit penal-procedural për të miturit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Harmonizimi me acquis-in e BE-së nuk është i plotë sa i përket dispozitave që lidhen me Urdhrin Europian të Arrestimit (UEA). Tri direktivat që synohet të transpozohen me këtë projektligj përcaktojnë rregulla minimale, në lidhje me të drejtat që garantojnë, për personat që janë subjekt i një UEA-je, sa i përket të drejtave të tyre. UEA është e rregulluar në Vendimin Kuadër 2002/584/PJHP dhe synon të zëvendësojë procedurat e ekstradimit midis Shteteve Anëtare të BE-së. UEA bazohet në parimin e njohjes reciproke, i cili lehtëson procedurat për dorëzimin e personave të kërkuar. Shqipëria ende nuk është Shtet Anëtar i BE-së, prandaj UEA nuk mund të zbatohet ende në Shqipëri. Ekstradimi mbetet e vetmja procedurë midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të BE-së. Për këtë arsye, transpozimi i dispozitave që lidhen me UEA-n mund të kryhet pas nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në BE.
Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik Greis.Como@drejtesia.gov.al.
© Ministria e Drejtësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim