
Zyra e Koordinimit kundër Dhunës në familje është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të siguruar parandalimin, mbrojtjen e viktimave të dhunës si dhe ndjekjen penale të gjithë atyre që ushtrojnë dhunë ndaj grave.
Për të siguruar këtë mbrojtje të gjerë është i rëndësishëm veprimi i mirëkoordinuar ndër-institucional në mënyrë që të sigurohet një veprim i menjëhershëm i të gjithë strukturave që kanë rol në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
Zyra e Koordinimit Kundër Dhunës në Familje është ngritur si strukturë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka në përbërje të saj, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Shërbimet që ofron kjo zyrë janë:
Kontakt
Zyra e Koordinimit të Dhunës në Familje
Adresa: Ministria e Drejtësisë, Bulevardi “Zog I”, Tiranë
E-mail: ndal.dhunes@drejtesia.gov.al
Telefon: 042259391 Ext: 712-21
© Ministria e Drejtësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.