Takimi i Ministrit Manjani me z. Christoph Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Hagës - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 07/04/2016

Takimi i Ministrit Manjani me z. Christoph Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Hagës

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në takim z. Christoph Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, i cili ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë.

Gjatë takimi bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi çështje me rëndësi të sundimit të ligjit, përmes forcimit të institucioneve të drejtësisë.

Z. Bernasconi e informoi Ministrin Manjani se qëllimi kryesor i vizitës së tij në Shqipëri lidhet me vlerësimin e nevojave të Shkollës së Magjistraturës për implementimin e Konventave të Konferencës së Hagës.

Në takim u vlerësua edhe rëndësia e forcimit të shtetit ligjor, si një parakusht për të krijuar një klimë besueshmërie që do të kishte një ndikim mjaft pozitiv në përthithjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Në këtë kuadër ndërsa Z. Bernasconi vuri në dukje nevojën për nënshkrimin e një konventë të re e cila lehtëson biznesin.

Njëkohësisht, z. Bernasconi ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes sa më aktive të ventit tonë në këtë organizatë, ndërsa theksoi dhe shprehu vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe përmes shkëmbimit të eksperiencës në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht trajnimit të gjykatëseve shqiptar në lidhje me Konventat e të Drejtës Ndërkombëtare Private të Konferencës së Hagës