Ministria e Drejtësisë ju fton të merrni pjesë në takimin konsultues që do të zhvillohet më datë 17 prill, lidhur me prezantimin e gjetjeve të anketës dhe përditësimin mbi ecurinë e procesit të hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit në kuadër të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur (OGP) 2026–2030, me fokus në komponentin “Aksesi në Drejtësi”, në përputhje me parimet e transparencës, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies.
Gjithashtu, do të vlerësohej shumë që nga ana juaj, në kuadër të këtij takimi, të sillni propozime konkrete, të mbështetura në fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e nismave të përbashkëta për vitet e ardhme në kuadër të OGP.
Bashkëlidhur gjeni detajet e takimit.
Agjenda e takimi 17 prill OGP-MD
Ju ftojmë të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: nertila.kaja@drejtesia.gov.al
© Ministria e Drejtësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.