Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) zhvillon tryezë diskutimi në Ministrinë e Drejtësisë me institucionet që kanë përfituar projekte në fushën e drejtësisë me prezencë të Presidentit të Austrisë, Sh.T. Z. Alexander Van der Bellen, Ministres së Drejtësisë, znj. Alma Zadić dhe Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë z.Ulsi Manja - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 28/03/2023

Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) zhvillon tryezë diskutimi në Ministrinë e Drejtësisë me institucionet që kanë përfituar projekte në fushën e drejtësisë me prezencë të Presidentit të Austrisë, Sh.T. Z. Alexander Van der Bellen, Ministres së Drejtësisë, znj. Alma Zadić dhe Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë z.Ulsi Manja

I nderuar të mikprisja sot në Ministrinë e Drejtësisë Presidentin Federal të Austrisë Sh.T.Z Alexander Van der Bellen, së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin që e shoqëronte, në një tryezë të shkëlqyer pune ku u prezantuan të gjitha projektet që mbështeten nga Agjencia Austriake për Zhvillim në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit për zbatimin e plotë të reformës në drejtësiPrania e Presidentit Sh.T.Z Alexander Van der Bellen dhe Ministres së Drejtësisë Zadić në Ministrinë e Drejtësisë është tregues i fortë i miqësisë së hershme mes dy vendeve tona dhe i mbështetjes së projekteve në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësinë që meritojnë dhe për të shkurtuar rrugën tonë drejt BE.