FTESË PËR OFERTË
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:
Emri Ministria e Drejtësisë
Adresa Bulevardi “Zogu I”, Tiranë
Tel/Fax 04 2 259 389
E-mail info@drejtesia.gov.al
Faqja e Internetit www.drejtesia.gov.al
Lloji i proçedurës së prokurimit: “Proçedurë e thjeshtuar”. Arsyet e përdorimit të kësaj proçedurë bazohen në nenet 5 e 56, të VKM-së nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
Objekti i kontratës: “Kolaudimi i punimeve për Rikonstruksionin dhe sistemin e sigurisë së godinës IEVP Pojskë”.
Numri i referencës së procedurës: Urdhri i prokurimit nr. 576, datë 21.10.2022.
Fondi limit: 57.727 (pesëdhjetë e shtatëmijë e shtatëqind e njëzet e shtatë) Lekë pa TVSH, i përllogaritur sipas tabelës përkatëse të nenit 62, të VKM-së nr. 354 Prot, datë 11.05.2016.
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 7 (shtatë) ditë nga lidhja e kontratës.
Kriteret e shpalljes së fituesit: Çmimi më i ulët.
Afati kohor për dorëzimin e ofertës:
Data 14/11/2022 ora 11:00.
Vendi i dorëzimit: Ministria e Drejtësisë.
Kjo procedurë prokurimi do të zhvillohet bazuar në :
Ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
VKM nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”; dhe VKM nr. 542, datë 29.9.2021 “Për rregullat, procedurat dhe kërkesat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.
Kriteret për përzgjedhjen e kandidatit, janë përkatësisht si më poshtë :
Për operatorët e huaj të bëhet njehsimi i liçencës profesionale që disponojnë nga vendi i origjinës pranë Institucionit përkatës, në plotësim të licencave profesionale të kërkuara për ekzekutimin e kontratës.
Oferta dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohen dorazi brenda një zarfi të mbyllur, në protokollin e Ministrise se Drejtesise, deri brenda afatit te percaktuar (datës dhe orës per dorëzimin e ofertave.)
Zarfi, drejtuar autoritetit kontraktor (i firmosur e i vulosur) duhet të shoqërohet me një shkresë përcjellëse dhe/ose autorizimin e personit, si dhe duhet të përmbajë në brendësi:
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
© Ministria e Drejtësisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.