SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI TË KANDIDATËVE TË INTERESUAR PËR T’U ZGJEDHUR ANËTARË NË BORDIN DISIPLINOR TË DHOMËS KOMBËTARE TË NOTERISË
Në zbatim të nenit 42, të Ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, i ndryshuar dhe të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë me nr. 169 datë 10.06.2020 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për anëtarë të bordit disiplinor”, Ministria e Drejtësisë shpall kërkesën për shprehje të interesit të kandidatëve të interesuar për t’u zgjedhur anëtarë të Bordit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Noterisë, për shkak të mbarimit të parakohshëm të mandatit të njërit prej 2 anëtarëve të cilët zgjidhen nga Ministri i Drejtësisë.
Kandidatët e interesuar për të qenë anëtar të Bordit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Noterisë duhet të plotësojnë kushtet ligjore të parashikuar në pikën 2, të nenit 42, të Ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, i ndryshuar ku parashikohet se:
“2. Kandidatët e zgjedhur sipas pikës 1, të këtij neni, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
ç) të mos jenë shkarkuar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
Në përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Disiplinor preferencë do të kenë kandidatët që zotërojnë titull ose gradë shkencore, ose kanë eksperiencë të provuar shkencore dhe/ose profesionale në çështjet e së drejtës civile.
Kandidatët e interesuar duhet të depozitojnë me postë ose dorazi në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, apo në rrugë elektronike dokumentacionin e mëposhtëm:
ç) diplomë që vërteton përfundimin e ciklit të dytë të studimeve universitare për drejtësi, ose diplomë të njësuar me të;
ë) deklaratë se nuk ka asnjë anëtar të familjes, si dhe të afërm të shkallës së parë që është noter në detyrë;
Afati për dorëzimin e dokumentacionit pranë Ministrisë së Drejtësisë është 10 ditë pas përfundimit të afatit të shpalljes.
Kandidatët e interesuar për të qenë anëtarë të Bordit Disiplinor të Noterisë nuk duhet të jenë anëtarë të Bordit të Auditimit, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Dhomës Kombëtare të Noterisë.
Për secilin kandidat që ka përcjellë shprehje interesi përgatitet relacion, me të cilin kandidati ka të drejtë të njihet në përfundim të procedurës administrative. Pas procesit të vlerësimit, secilit kandidat i njoftohet vendimmarrja, së bashku me relacionin e përgatitur për kandidatin.
Kandidatët e interesuar, kanë të drejtën e ankimit brenda 3 ditëve nga dita e njoftimit sipas pikës 11 të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr.169, datë 10.06.2020.
Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Vendimi për kandidatin fitues, formalizohet me aktin përkatës administrativ të Ministrit të Drejtësisë, dhe publikohet në faqen zyrtare të institucionit përkatës dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe i komunikohet njëkohësisht kandidatëve fitues dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë.
Nëse kandidati fitues, sipas renditjes përfundimtare, tërhiqet, përzgjidhet kandidati i renditur menjëherë pas tij në listë.
© Ministria e Drejtësisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.