Besfort Lamallari
Ministër i Drejtësisë

 

Besfort Lamallari  lindi më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër.  Prej muajit shtator 2025 ai mban detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Më herët, nga tetori 2017, ai ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Brendshëm dhe që prej vitit 2020 ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë si Negociator përgjegjës për Kapitullin 24 ‘Drejtësia, Liria, Siguria’ me Bashkimin Evropian.

Në Nëntor 2019 dhe Prill 2020 ka shërbyer si i deleguar i Qeverisë dhe Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, respektivisht për menaxhimin e ekipeve të ekipeve të kërkim-shpëtimit mbi pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe përballimin e epidemisë së shkaktuar nga Covid-19 në Qarkun e Shkodrës.

Z.Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009.

Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Më herët ka ndjekur studimet pasuniversitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”.

Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), Shkolla e Studimeve të Sigurisë – Universiteti i Kopenhagen, si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës.

Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

___