Draft Dokumenti Konceptual i Politikës së Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2027–2030 - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/07/2026

Draft Dokumenti Konceptual i Politikës së Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2027–2030

Në përputhje me angazhimet për forcimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë për të mitur, Ministria e Drejtësisë ka nisur procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2027–2030, si dokumenti strategjik i Qeverisë Shqiptare që synon garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes zhvillimit të një sistemi drejtësie të specializuar, efektiv dhe miqësor ndaj të miturve, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Procesi zhvillohet në zbatim të Urdhrit nr. 64, datë 30.03.2026, të Kryeministrit, për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe materialeve shoqëruese.

Në këtë kuadër, Ministria e Drejtësisë publikon për konsultim Draft Dokumentin Konceptual të Politikës, i cili paraqet analizën e situatës aktuale, sfidat kryesore, objektivat e politikës dhe drejtimet strategjike që do të shërbejnë si bazë për hartimin e Strategjisë.

Ftojmë institucionet, organizatat e shoqërisë civile, partnerët e zhvillimit, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre, me qëllim hartimin e një Strategjie sa më gjithëpërfshirëse, realiste dhe të zbatueshme.

Komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen deri më 30 korrik 2026në adresën elektronike: nertila.kaja@drejtesia.gov.al.

Draft -DOKUMENTI KONCEPTUAL I POLITIKËS-SNDM 2027-2030 (12)-20 korrik