Në mbështetje të pikës 5 të VKM nr. 110, datë 6.3.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”, përcaktohet se: “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas njofton, në faqen zyrtare të institucionit dhe pranë Buletinit të Njoftimeve Zyrtare, çdo fillim viti kalendarik, thirrje të përgjithshme ose gjatë vitit, në raste të veçanta ose të paparashikuara, për përmbushjen e nevojave të kategorive të caktuara të popullsisë për ndihmë juridike parësore”.
Thirrja-per-procedurat-e-aplikimit-per-financim-OJF-2023-per-publikim-DNJF
© Ministria e Drejtësisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.