Petrit Vasili

Ministër

Petrit Vasili

Dr. Petrit Vasili, eshte doktoruar  ne  Institutin Prestigjoz “Instituto Superiore di Sanita” Rome, Republika Italiane. 

Ai eshte nje nga ideatoret e plotesimit te kuadrit ligjor modern te shendetesise shqiptare, hartues dhe bashkëautor i pjeses me te madhe te kuadrit ligjor te shendetesise.

Ka nje eksperience te gjate pune ne sektorin e shendetesise si ne pozicione drejtuese teknike ashtu edhe ne pozicione drejtuese politike te nivelit me te larte.

EKSPERIENCA PROFESIONALE

1983 -1988      Punonjës Shkencor në Institutin e Higjenës dhe Epidemiologjisë në Tiranë (sot Instituti i Shëndetit Publik).

1988-1991       Specializimin pasuniversitar në Instituto Superiore di Sanita, në Romë, Itali.

1991-1992       Punonjës shkencor në Institutin e Higjenës në Tiranë.

1992 -1993      Specialist i komanduar në Ministrinë e Shëndetësisë, për hartimin e legjislacionit sanitar.

1993-1996       Inspektor Sanitar Shtetëror i Republikës për Turizmin, Kryetar i Degës së Kontrollit të

Shërbimit Hotelier, në Drejtorinë e Përgjithshme të Albturizmit.

1996-1997       Shefi i Sektorit të Higjenës së Punës, në Drejtorinë e Higjenës, Epidemiologjisë dhe

Inspektoriatit Sanitar Shtetëror të Tiranës.

Shtator’97 - Shtator 2001

Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor, në    Ministrinë e Shëndetësisë.

Kryeinspektor Sanitar Shtetëror

Kryepidemiologu i Republikës.

2001-2003      Zv/Ministër i Shëndetësisë.

2003-2004     Shef i Sektorit të Higjenës, Epidemiologjisë dhe Inspektoriati

                      SanitarShtetëror, në Ministrinë e Shëndetësisë.

2009-2012     Ministër i Shëndetësisë

2012-2013     Nënkryetar i Bashkisë Tiranë

2013- 2017    Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

                      Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim

                      Zëvendëskryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim

                      Anëtar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë

                      Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri

2017-            Ministër i Drejtësisë

EKSPERIENCA TE KARAKTERIT POLITIK

1992      Anëtar i komisionit qendror të zgjedhjeve parlamentare.

1997-2004       Sekretar i Komisionit të Shëndetësisë në Partinë Socaliste.

2001-2003       Koordinator Politik i Shqipërisë për Shëndetësinë, në Paktin e Stabilitetit.

2004                Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

NE FUSHEN E HARTIMIT TE LEGJISLACIONIT

Bashkëautor në hartimin e Ligjit No 7643, datë 02.12.1992 “Për Inspektoriatin Sanitar Shtetëror”;

Bashkëautor në hartimin e Ligjit No 7761, datë 19.10.1993 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse”;

Bashkëautor në hartimin e Ligjit No 8484, datë 10.05.1999 “Për një shtesë në Ligjin Për Parandalimin e Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse”;

Autor në hartimin e Ligjit No 8528, datë 23.09.1999 “Për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Ushqyerjes me Gji”;

Autor në hartimin e ligjit “Për luftimin dhe parandalimin e infeksionit HIV/AIDS”;

Bashkëautor në hartimin e ligjit “Për Shëndetin Riprodhues”;

Autor i ligjit për disa ndryshime në ligjin “Për Shërbimin Stomatogjik në Republikën e Shqipërisë”.

Bashkëautor në hartimin e Vendimit Nr.145, datë 26.02.1998 për miratimin e “Rregullores higjieniko – shëndetësore për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm, projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm”;

Bashkëautor në hartimin e Vendimit Nr. 165, datë 07.04.1999 “Për marrjen e masave komplekse për parandalimin e epidemive të sëmundjeve ngjitëse”;

Bashkëautor në hartimin e Vendimit Nr. 270, datë 10.06.1999 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin”;

Bashkëautor i Planit Kombëtar të Ushqimit dhe Ushqyerjes, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Bashkëautor i hartimit të Draftit të Minimumit Jetik në Shqipëri, në vitin 2001.

Bashkëautor në hartimin e një numri të konsiderueshëm aktesh nënligjore të tilla si rregullore, udhëzime, urdhëra të karakterit higjieno – sanitar, epidemiologjik për plotësimin e legjislacioneve, nëpërmjet të cilave veprojnë në praktikë inspektoriati sanitar shtetëror dhe epidemiologjik në të gjithë vendin;